Nuk ka harruar inatet e vjetra, reagimi i papritur i Shpatit për shtatzëninë e Afërditës (FOTO LAJM)

Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj kanë qenë dikur një nga çiftet më simpatike të showbiz-it shqiptar.

Ata kanë qenë në një lidhje të gjatë bashkë, e cila ka përfunduar rreth 8 vite më parë. Çifti ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, ku janë përfolur për plane serioze por edhe për ndarje disa herë.

Ndonëse të dy kanë vijuar jetën e tyre dhe janë sot të dashuruar dhe në krahë të personave të zemrës, duket se hija e njëri-tjetrit vijon t’i ndjekë.

Shpat Kasapi është sonte i ftuar në “Shiko kush luan”, ku është pyetur nëse ka ndonjë urim për modelen tani që do bëhet nënë.

E nëse menduat se tashmë ai i ka lënë pas inatet e të shkuarës dhe mund të japë ndonjë urim të ngohtë, në fakt jo, s’ka ndodhur kështu.

Edhe një herë, këngëtari ka reaguar ashpër, duke thënë se nuk do fare të flasë për të.

Unë s’preferoj fare të flasë për të!” – ka qenë ky reagimi i Shpatit siç kemi parë në promon e emisionit.



Afërdita është e martuar me hokeistin Jakub Kindl, me të cilin u lidh pak kohë pas ndarjes përfundimtare me Shpatin. Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, për të cilin na kanë treguar se është djalë.

Nga ana tjetër, Shpat Kasapi ndodhet në një lidhje dashurie me bukuroshen zeshkane e quajtur Selvije. Madje, në media raportohet se çifti po planifikon të martohet me rastin e 35-vjetorit të lindjes së këngëtarit.

Por, këto zëra nuk janë konfirmuar nga ai.

Shtuar më 14/11/2020, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori