Shtohet rreziku për Vlorën, 5 persona infektohen me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit mësohet se kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit 69 persona.

Prej tyre, mësohet se 5 raste pozitive janë në Vlorë megjithatë pritet përditësismi i ministrisë së Shëndetësisë.

Momentalisht, sipas ISHP në Vlorë janë 15 raste me koronavirus dhe pritet që me pesë rastet e sotme numri të shkojë në 20 raste aktive.

Kjo është shifra më e lartë e konfirmuar që nga shpërthimi i koronavirusit në Shqipëri.


Shtuar 15.06.2020 08:20