Gjendet i pajetë një 70-vjeçar në plazhin e Divjakës, dyshimet e para

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në plazhin e Divjakës. I moshuari dyshohet se është mbytur, ndërsa hetimet për ngjarjen kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Gjatë paradites, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Kanali i Vaut”, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 5.08.2022 11:54