Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e
Shkodrës Albano Çepele.
Ky
vendim erdhi pas mungesës së burimeve për blerjen e një apartamenti, ndërkohë që ngriti dyshime për veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin.
Sipas KPK, problem ka qenë edhe gjendja shëndetësore, pasi gjyqtari Çepele vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik.
Procesi i vetingut për Çepele u krye nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo. Albano Çepele e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar më së shumti si gjyqtar në Gjykatën e
Shkodrës. Në prill të vitit 2014, Çepele u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë pas një inspektimi që zbuloi shkelje të ligjit dhe 34 çështje gjyqësore të zvarritura.
Çepele u rikthye në detyrë në vitin 2016, pasi një
vendim i Gjykatës së Lartë e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij.
Shtuar më 20/11/2020,
ora 10:41