"Nuk ju fus në sherr me BE-në", Rama kujton akuzat e opozitës për Sorecën
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me deklaratën e tij kundrejt vendeve të BE-së.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye për shqetësim pasi nuk i harron të mirat e BE-së, por se nuk heq dorë nga e vërteta.

“Per respektin për Francën dhe dashurinë për Francën unë konkurroj me çdo francez, edhe me ambasadoren edhe me cdo francez tjetër. Por këtu nuk jemi në garë kush e do më shumë Francën apo BE, por jemi në një situatë që është e qartë dhe për më tepër ka pasur edhe një humbje në rrugën e përkthimit. Kur kam sjellë shembull Francën mund të sillja shembuj të tjerë dhe nuk kam dashur të ilustroj me shembullin për Francën vendimin e KiE, që është një vendim i gabuar. Edhe ne kemi të drejtë të themi kur ata gabojnë në raport me ne. Nuk mërzitet BE kaq kollaj”, tha Rama.

Sipas Ramës ai tha vetëm të vërtetën dhe nuk do të hiqte dorë nga fjala e tij, pasi në lojë janë jetët e njerëzve të tij.

Gjithashtu ai nënkuptoi akuzat e opozitës për këtë ccështje, duke u shprehur:

"Këta që preken nga fjalët e mia kundër BE-së janë ata që nuk kanë lënë fjalë në fjalorin e gjuhës shqipe pa thënë për ambasadorët. Ata kanë bërë akuza të pështira për ambasdorët"-ka shtuar ai duke nënkuptuar këtu akuzat për Luigi Sorecën, ambasadorin e BE-së.

Shtuar më 19/01/2021, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori