Nuk iu bindën urdhrit e lëvizën lirisht me makina, gjoba dhe shoqërime në disa qytete të Shqipërisë
Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit është parë një reduktim i qarkullimit dhe lëvizjes së qytetarëve në Vlorë, me sa duket disa prej tyre nuk i kanë rezistuar shumë qëndrimit të domosdoshëm në shtëpi.
Policia është duke ushtruar kontroll në qytet ku ka bllokuar deri më tani 11 automjete. Nga kontrollet e ushtruara në 33 makina që kishin thyer urdhrin, 22 automjeteve u janë marrë çelësat e makinave.
Në Durrës janë bllokuar 30 automjete pasi drejtuesit e tyre nuk respektuan urdhrin.
Po ashtu edhe në Fier disa qytetarë kanë tentuar të lëvizin. Nga kontrolli i ushtruar nga policia dhe ushtria 8 drejtues automjetesh janë shoqëruar në komisariat ndërsa janë marrë 21 masa
administrative.
Në lidhje me 21
masat administrative të marra nga policia e Fierit, drejtori i qarkullimit rrugor të 2 qarkut Fier, Ylli Kondi, kjo masë ndaj drejtuesve ka ardhur pasi ata kanë thyer
masat e vendosura nga qeveria. Ata janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre private në rrugë dhe nuk kanë pasur asnjë autorizim për të lëvizur.
Në Elbasan janë ndaluar 20 të pabindurit dhe kjanë marrë masa
administrative. Në këtë qytet janë ngritur 9 pika kontrolli të policisë, FNSH dhe ushtrisë. Ndaj këtyre shkelësve është marrë gjoba prej 4 mijë lekësh.
Masa
administrative janë marrë edhe në Lezhë, po ashtu në këtë qytet ka patur edhe shoqërime në komisariat.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar gjatë gjithë këtyre ditëve
masat e marra dhe kanë bërë thirrje se shqiptarët duhet të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe duhet të kufizojnë në maksimum lëvizjet, të mbajnë distancë nga njëri tjetëri prej 2 m dhe të lajnë duart me ujë e sapun çdo 10 min dhe të shtojnë
masat higjeno-sanitare.
Shtuar më 13/03/2020,
ora 11:36