Nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar, 47-vjeçari braktis makinën
Pëlqej
Një 47-vjeçar në Krujë është frikësuar aq shumë se mos arrestohet saqë nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar makinën Benz.

Pas ndjekjes policore, ai e ka braktisur makinën në të cilën iu gjet një thikë.

Policia ka nisur hetimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori për 47-vjecarin.

Njoftimi nga Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 13.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin K.Rr., vjeç 47, banues në fshatin Kamerras, pasi dyshohet se në rrugën nacionale Krujë-Cudhi, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i ka ndaluar punonjësve të policisë, por ka braktisur mjetin, ku nga kontrolli iu gjet e bllokua një thikë. Punohet për kapjen e K.Rr. Nenet 242 e 279 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori