"Nuk ishte e sinqertë", zbardhet dëshmia e gardistit që vrau gruan
Një ditë më parë një vrasje ndodhi në Tiranë ku autor ishte 43-vjeçari Alket Arapaj.

Arapaj i cili ishte pjesë e Gardës, qëlloi për vdekje me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma 36 vjeç.

Së fundmi i pandehuri është marrë në pyetje ku ka dhënë edhe versionin e tij për ngjarjen si dhe shkaqet e kryerjes së aktit ekstrem.

Mësohet se Arapaj është shfaqur i paqëndrueshëm psikologjikisht kur është marrë në pyetje dhe ai ka shfaqur shenja xhelozie për bashkëshorten.

“Më gënjente, nuk ishte e sinqertë me mua. Nuk më tregonte të vërtetën. Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja”, ka thënë gardisti në polici./albeu.com/
Shtuar më 13/02/2019, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori