Përdhunoi adoleshenten shqiptare në Greqi, dënim me burg për 53-vjeçarin

Gjykata greke ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 4.5 vite burg biznesmenin 53-vjeçar që ka ngacmuar seksualisht dhe ka përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme adoleshenten shqiptare gjatë periudhës 2017-2018.

Sipas denoncimit të shqiptares, abuzimi seksual ka nodhdur në kohën kur kjo e fundit trajnohej si praktikante te biznesi i 53-vjeçarit grek.

Sakaq nga ana e tij 53-vjeçari mohon akuzat, teksa thotë se nuk ishte në dijeni të moshës së të resë, duke thënë se ajo dukej si grua e rritur në trup.

Ai thkesoi se çdo gjë ka ndodhur me dëshirën e adoleshentes dhe se lidhja e tyre nuk ishte e fshehtë, pasi ata frekuentonin vende publike bashkë./Albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 08:47

Tags: