Nuk i rinovojnë kontratën, 'nusja' e Topallit ngelet pa punë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pak kohë më parë ajo u vu në qëndër të vëmëndjes për shkak të lidhjes që kishte me djalin e Jozefina Topallit, e ndërsa sot ajo është pa punë, teksa nuk është më në “Agon Channel”.

Duket se ky sezon i ri ka ardhur me projekte të reja jo vetëm për televizionin në fjalë, por edhe për bukuroshen, e cila është shprehur se aktualisht është në kërkim për diçka të ngjashme.

Ende nuk dimë shkaqet e këtij largimi, por ajo që është e sigurtë është se nuk ka pasur një rinovim kontrate për bukuroshen. Eva Murati, moderatorja e “Antilope”, do të mungojë këtë sezon te ky format. Sipas saj, e gjithë vëmëndja aktualisht është për shkollën, e ndërsa puna në televizion ka kaluar në plan të dytë. Modelja u vu në qendër të vëmendjes kohë më parë për lidhjen me djalin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori