Nuk i dha provimin, i riu kap me grushte pedagogun në Tiranë
Një i ri ka goditur me grushta pedagogun e tij ditën e djeshme në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se i riu U.E 21 vjeç, student ka goditur me grushte pedagogun e tij, 29-vjeçarin P.S në bulevarin "Bajram Curri" në kryeqytet.

Dyshohet se shkak për këtë sulm është mos marrja e provimit nga studenti në fjalë.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.E, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, ka goditur me grusht pedagogun, shtetasin P.S, vjeç 29 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shetasti U.E Neni 237 i Kodit Penal.
Shtuar më 01/07/2017, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori