Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplaset me motorin, lëndohen atë e bir

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsitë fshatit Gështenjas të Pogradecit.

Mësohet se një makinë është përplasur me një motor ku për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i tij.

Të lënduarit mësohet të jenë atë e bir. Ndërkohë dy ambulanca dhe policia janë nisur drejt vendngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 10.08.2022, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Y., është përfshirë në një aksident me një motomjet pa targë, me drejtues shtetasin A. C., 45 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi A. C. dhe djali i tij rreth 14 vjeç, pasagjer, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip “Benz”, shtetasin B. Y., po kryehen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon
për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 10.08.2022 19:14