Juventus rrezikon përjashtimin nga Serie A dhe Kupat e Evropës

Juventus rrezikon përjashtimin nga kupat e Europës. Kështu raportojnë mediat italiane në lidhje me nisjen e një hetimi për llogaritë e klubit të Juventusit të hapura nga UEFA.

Organi i Kontrollit Financiar ka vënë tashmë në letër mundësinë e anulimit të marrëveshjes së nënshkruar në fund të gushtit me Zonjën e Vjetër.

Një hipotezë, pasojat e së cilës mund të jenë shumë të rënda. Për shkelje shumë të rënda, do të ishte i mundur edhe përjashtimi nga garat e UEFA-s.