Abuzimi me fondet e IPARD-it, ish-ministrja Frida Krifca kallëzohet në SPAK

Nisma Thurje ka denoncuar sot në SPAK ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe disa zyrtarë të AZHBR-së, në lidhje me abuzimet me fondet e IPARD, që u ndërprenë nga BE.

Endri Shabani i bëri thirrje SPAK që të hetojë zinxhirin vendimmarrës.

“Do të vazhdojmë të vijojmë kallëzime për 30 vite për ata që vjedhin këtë vend. Sot kemi bërë kallëzim për abuzimet e AXHBR-së, të fondeve të Ipardit. Kërkojmë hetim të ish-ministres së Bujqësisë dhe të përgjegjësve të tjerë. Ne shpresojmë që kjo të jetë një vijë ndarëse, e pakalueshme për dy arsye. Jemi para dy rasteve, të tradhtisë të fermerëve, pasi ai është i tradhtuar nga qeveria e vetë. Fëmijët tanë pinë qumësht nga Serbia dhe hanë domate nga Maqedonia. Po mirë që e kanë lënë fermerin vetëm dhe i heqin aksesin fermerëve nga tregjet, por edhe kur vijnë fonde nga BE, që ta ndihmojnë atë që të punojë më lirë, këto lekë i vjedhin. Vjedhin me një grup oligarkësh, siç kanë bërë 30 vite. Jemi para një vije ku nuk duhet të kalohet, drejt rrugës së BE. Ne përjashtohemi nga fondi i ndihmës që jepet nga europianët.”, tha Shabani.


Shtuar 12.09.2023 12:15