Nuk e lënë rehat, studentët i bëjnë Ramës dhuratën e fundvitit

Për ditë të tëra me rradhë, studentët nuk i ndaluar protestat e tyre dhe kërkimin e plotësimit të 8 pikave.

Por vetëm pak ditë më arë ata vendosën që të pushojnë për t'i lënë të gjithë të shijjnë pushimet.

Por dita e sotme shënon festën e Krishtlindjes dhe disa studentë kanë vendosur t'i bëjnë një dhuratë shumë ironike Kryeministrit Rama.

Studentët i kanë dërguar kreut të qeverise, mës një palë pantallona dhe Kushtetutën e vendit.

“Kjo është dhurata që i kemi bërë sot zotit kryeministër, mesazhi është që të veshi pantollonat të bëhet serioz të bëhet burrë, sepse një politikan bëhet burrë shteti kur fillon të mendojë për brezin e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme. Të lëxojë kushtetutën, të plotësojë kërkesat tona, të shfuqizoji ligjin e arsimit të lartë ose të zhduket”, u shpreh Ervisa Shehu, njëra prej studenteve që i bëri këtë "dhuratë" Ramës. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2018, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori