Një shqiptar është
arrestuar në Itali pasi akuzohet se i ka marrë jetën një gruaje 91 vjecare në tentativë për ta grabitur.
Ai ka dhunuar për vdekje një 91 vjeçaren e cila është gjetur e pajetë nga vajzat e saj.
Gruaja u gjet me plagë në fytyrë, ndërsa dyshohet se u qëllua me grushte nga i riu Sergio Malaj,
djali i
shërbëtores.
Por ky i fundit refuzon të ketë kryer vrasjen dhe mësohet se është shprehur:
“Nuk e kam vrarë unë. Nuk kam qenë në atë banesë , kam qene në një vend tjetër”
Ishin vajzat e gruas së moshuar që e gjetën të pajetë nënën e tyre duke lajmëruar menjëherë karabinierët.
Gruaja e vjetër u gjet në dysheme në kuzhinë, sikur të kishte rënë nga një karrige, fytyra e mavijosur. Vajzat vunë re menjëherë mungesën e 100 eurove dhe disa bizhuteri.
Falë edhe pamjeve të kamerave në zonë, policia arriti menjëherë tek autori.
Ai është
djali i
shërbëtores së ish-mësueses, i
arrestuar tanimë dhe i dërguar në burg. Sulmuesi u përpoq të shpëtonte nga rrobat e pikuara me gjak, duke i lartë në lavatriçe. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2019,
ora 13:29