Nuk e dinte se kishte Covid-19, nëna infekton 17 fëmijët e saj
Një nënë ka infektuar shtatëmbëdhjetë fëmijët e saj me koronavirus pasi nuk kishte dijeni se ishte infektuar. Brittany Jencik, nga Penfield, Neë York shprehet se ishte asimptomatike dhe kuptoi që ishte infektuar me virusin vdekjeprurës kur fëmijët e saj filluan të sëmuren.

Brittany ka tetëmbëdhjetë fëmijë, disa prej të cilave janë të birësuar. Shtatëmbëdhjetë nga fëmijët e saj jetojnë me të në shtëpi
sipas Daily Mail.

Brittany thotë se fakti që Covid-19 ka goditur shtëpinë e tyre është e tmerrshme dhe nuk e di ende sesi vetë ajo u infektua.

Deri më tani, Nju Jorku ka patur më shumë se 247,215 raste të konfirmuara me koronavirus.

Shtuar më 19/04/2020, ora 23:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori