Nuk do ta besoni, ky njeri mban rekord për numrin e gishtërinjve (FOTO LAJM)

Ky burrë që shihni në foto mban rekordin botëror për shkak të numrit të madh të gishtërinjve në këmbë dhe duar.

46-vjeçari gjendet në Librin e Rekordeve të Guinnessit pasi ka nga 7 gishtërinj në secilin prej gjymtyrëve.

I njohur si ‘njeriu i gishtërinjve’ në qytetin e tij Himmatnagar në Gujarat, India perëndimore, Z. Suthar refuzon që gjendja e tij t’i krijojë vështirësi.

Megjithatë, ai pranon se ka shqetësime nga gishtërinjtë kur punon si marangoz, ndërsa gishtërinjtë e këmbëve i krijojnë probleme për të gjetur këpucët e duhura. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2019, ora 23:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori