Rudiger-Real Madrid, zbulohen detajet e kontratës

Tashmë thuhet se Rudiger ka pranuar kalimin te Real Madrid në fund të sezonit, dhe transferimi do të jetë me parametra zero. Deri më tani thuhet se të dyja palët kanë një marrëveshje verbale.

Ditët e fundit janë diskutuar detaje të rëndësishme, ndër të parat nëse marrëveshja është për katër sezone ose për katër dhe një opsionale, me një sërë kushtesh.

Ajo që është rënë dakord, mund të zbulojë “MARCA”, është se Rudiger do të paguhet rreth nëntë milionë euro neto në sezon.

Megjithatë, kjo shumë nuk është e gjitha. Bonusi i nënshkrimit do të jetë tetë milionë euro, i llogaritur me dy në sezon.

Me këtë, paga e Rudiger do të jetë 11 milionë euro në vit dhe shuma totale është 44 milionë, 11 milionë më pak se sa kërkonte.

Një detaj tjetër për të shtuar është ai i komisioneve të famshme, ato që vështirësojnë nënshkrimet e tjera. Për këtë do të jetë 15 milionë euro.

Real Madridi do të investojë rreth 59 milionë euro (përfshirë pagën neto) deri në vitin 2026 në Rudiger, të cilin e konsiderojnë një mundësi të mrekullueshme tregu.

Ai do të sjellë përvojë, lartësi shumë të nevojshme që skuadrës i mungon në krye, shkathtësi (ai ka më shumë përvoja në treshen e pasme) dhe lidership falë personalitetit të tij.

Si të mos mjaftonte kjo, ai do të nxisë konkurrencën, duke ‘kërcënuar’ statusin e Eder Militao dhe David Alaba si titullar, me opsionin për ta përdorur këtë të fundit më shumë si mbrojtës i majtë./ h.ll/albeu.com