Zonja e parë e Ukrainës: Lufta ka plagë jo vetëm fizike, por edhe mendore

Olena Zelenska ka thënë se lufta në vendin e saj do të mbetet me ukrainasit për vite dhe do të ketë një ndikim të dukshëm në shëndetin e tyre mendor.

Duke iu drejtuar një asambleje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë me video, ajo foli për përpjekjet që po bëhen për të trajtuar ndikimin psikologjik të luftës.

Zelenska, e cila ishte fshehur në një vend të pazbuluar për siguri pas fillimit të pushtimit rus, u kthye në publik kohët e fundit kur mori pjesë në funeralin e presidentit të parë të Ukrainës, Leonid Kravchuk, në Kiev së bashku me bashkëshortin e saj, presidentin aktual Volodymyr Zelensky.

Që atëherë të dy u shfaqën në një intervistë të përbashkët televizive gjatë së cilës Zelenska foli për ndarjen prej tij.

Të hënën, në fjalimin e saj video në OBSH, ajo tha: “Asnjë nga ukrainasit, as i rritur dhe as fëmijë, nuk mund të jetë i sigurt se ata do të zgjohen nesër, se raketa nuk do të fluturojë në shtëpinë e tij. Mjeku nuk mund të jetë i sigurt se ambulanca e tij nuk do të bombardohet gjatë rrugës për tek pacienti.”, tha Olena./albeu.com