"Nuk debatoj me burra me zë të hollë", analisti ironizon Murrizin
Deputeti Myslim Murrizi, pas Gjekmarkajt është përfshirë në debat edhe me analistin Vehap Kola në “Open”.

Murrizi kundërshtoi mendimin e analistit Kola, i cili u shpreh se partitë e krijuara, nuk rrezikojnë votat e PD, ndërsa iu drejtua me ‘zotërote’.

Kjo bëri që Kola t’i përgjigjej se nuk debaton me burra me “zë të hollë”.

Debati:

Kola: Nuk flas me njerëz pa kulturë

Murrizi: Zotrote…

Kola: Hiqeni si i thjeshtë, por po tregoheni shumë elitarë

Murrizi: Ky është një nga votuesit e PD

Kola: Nuk debatoj me burra që kanë zë të hollë

Murrizi: Të ftoj ta provosh sa të hollë e kam zërin. Përmend zërin e hollë, rruaj vetullat Vehap!

Shtuar më 26/10/2020, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori