"Nuk bëri punë" si ministër i Ekonomisë, Ahmetajt i japin në dorë menaxhimin e parave për tërmetin
Qeveria do të ndryshojë projektbuxhetin e vitit të
ardhshëm për financuar
programin e
rindërtimit nga dëmet që la pas tërmeti i 26 nëntorit.
“Në buxhetin 2020 do ta kalojmë në parim, por ai do të
ndryshohet nen për nen sepse po e them zyrtarisht kryeministri ka vendosur që të përfshijë fondin e
rindërtimit në buxhet. Pasi ky fond të jetë përcaktuar atëherë
buxheti do të
ndryshohet gjatë diskutimeve nen për nen”, tha Ahmetaj.
Ministrja e Financave tha se pjesa kryesore e parave për ndërtimin e banesave do të vijnë nga shkurtimi i investimeve publike, por qeveria do të vërë gërshërë edhe mbi shpenzimet korrente.
“Kemi identifikuar disa projekte të cilat mund të shtyhen me një vit për të krijuar hapësirë që të financojmë
programin e
rindërtimit”, tha Denaj.
Buxheti i vitit të
ardhshëm do të mbajë koston më të madhe të
rindërtimit. Por një pjesë e shpenzimeve emergjente do të përballohen nga
buxheti i këtij viti, i cili do të
ndryshohet me akt normativ./TCH
Shtuar më 02/12/2019,
ora 16:08