Nuhu tregon si e kërcënuan: Vëllai i deputetit Rraja ishte shumë agresiv
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me News24, ish-nënkomisari Nuhu ka treguar edhe njëherë ngjarjen dhe mënyrën si e kanë kërcënuar.

Ai është shprehur se më agresiv ka qenë vëllai i deputetit Xhelal Rraja.

Ai ka qenë më agresiv, për shkak të veprimeve kriminale që ka kryer gjatë gjithë kohës dhe është person me precedentë të theksuar kriminalë i dënuar për disa vepra penale. Njihet në të gjithë në zonë ca përfaqëson. Njihet nga strukturat e policisë pavarësisht se nuk marrin guximin të shprehen.

Ai person ka hyrë i armatosur në zyrën time me armë pa leje. Këtë e theksoj ka qenë i armatosur me armë pa leje. Një person me 3-4 vepra penale. Dua të theksoj se shtetasi Xhelal Rraja në 1997 – 1998 së bashku me vëllain e tij ka shkëmbyer zjarr me një punonjës policie të stacionit të policisë Fushë Krujë, dhe do të shpjegoj faktin tjetër që deputeti ka ngelur i plagosur në ato vite dhe prandaj qëndron gjithmonë me syze, dhe polici ka ngelur i plagosur.

Këta cfarë përfaqësojnë përfaqësojnë njerëz intelektualë që janë brenda parlamentit të Shqipërisë. Janë njerëz me precedentë kriminalë. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2018, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori