Noizy del kundër protestës dhe ironizon artistët: Të ndihmojmë familjen e Klodianit (FOTO LAJM)

Përmes një postimi në Instagram, Noizy i ka bërë thirrje artistëve t'i bashkohen për të ndihmuar familjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit, i cili u vra nga një efektiv policie një javë më parë.

Sipas Noizy-t protesta është bërë politike dhe ai vetë nuk është me asnjë parti, prandaj kërkon që artistët t'i bashkohen në këtë kauzë për ta ndihmuar familjen Rasha.

"Kush nga artistët do bashkohet me mua të ndihmojmë familjen e Klodianit? Më shkruani...Unë them të ndihmojmë familjen sesa të merremi me protesta për të mbrojtur b*thët tona...Asnjë parti s'do na sjellë bukë te shtëpia, secili person lugën e çon tek goja vetë para se te e tjetrit. Protesta është bërë politike. Edhe qorri e sheh. Unë s'jam as me lali Erin, as me Edin, as me lali Luin, as me lali Ilirin, unë jam me familjen time dhe shtetin tim, të shkatërrojmë shtetin është të shkatërrosh shtëpinë tënde.

Të ishim aq protestues të mëdhenj ne, duhet të dilnim në protestë në shumë e shumë raste të panumërta.

Gjithsesi shumë do fillojnë me mesazhe, si përherë duke sharë, por unë prapë them kush nga artistët është për të ndihmuar familjen e Klodianit? Unë nesër kam ndërmend të shkoj për vizitë", shkruan Noizy.

"Harrova unë që artistët janë bërë për t'i ndihmu financiarisht vetë. Mos e vrisni mendjen se nëse jeni sjell mirë këtë vit babagjyshi do mendojë për ju", shkruan reperi në një tjetër postim.

Shtuar më 15/12/2020, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori