Një çift bashkëshortësh plagoset në aksident, bllokohet rruga Kukës-Morinë
Pëlqej
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth ores 21:30 në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Përbregut në Kukës.

Mësohet se në aksident është përfshirë një mjet tip Audi me targa të Kosovës, dhe një kamion, e për pasojë kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh, ndërsa gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Sipas raportimit nga vendngjarja e aksidentuara Julinda Drenica nga Peja ndodhet në gjendje më të rëndë.

Nga aksidenti ka mbetur e bllokuar prej 40 minutash edhe rruga Kukës-Morinë. Duke qenë se ishte e vështirë të lëvizej kamioni, u raportua se radha e mjeteve arriti në 5 km. Rruga u zhbllokua në orën 22:50.
Shtuar më 14/08/2014, ora 23:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori