Njoftoi policinë për një makinë të dyshimtë, i riu e pëson vetë
Një person në Tiranë ka njoftuar policinë për një makinë të dyshimtë vetëm pak metra larg shtëpisë së tij.

Por kjo telefonatë i ka shkuar ters pasi gjatë kontrollit, është zbuluar se ai mbante një armë pa leje.

Policia e Tiranes ben me dije se ka vene ne pranga 25-vjeçarin A. M. ne kuader te operacionit policor te koduar “Vora”.

NJOFTIMI I PLOTË

25-vjeçari tentoi të mashtronte shërbimet e Policisë, por pas mbajtjes në vëzhgim dhe veprimeve të shpejta profesionale u bë arrestimi i tij në flagrancë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat iu gjetën në trup 25-vjecarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A. M. se aftër banesës së tij ndodhej një automjet dhe dyshonte se kishte shkuar për të vjedhur në banesën e këtij shtetasi, menjëherë organizuan punën, ku ushtruan kontroll në automjetin e dyshuar që pretendohej nga 25-vjeçari A. M., por gjatë kontrollit dhe verifikimeve nuk ka rezultuar asnjë problem.

Shërbimet e Policisë, bazuar në veprimet dhe thëniet kontradiktore të shtetasit A. M., e kanë mbajtur nën vëzhgim këtë shtetas prej disa orësh dhe gjatë operacionit policor të koduar “Vora”, në aksin rrugor Sharke -Vorë kanë ndërhyrë duke e kontrolluar 25-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Shtuar më 14/02/2020, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori