Njihuni me shqiptarin që ëndërron të bëhet ministër Transportesh në Itali
Ai është vetëm 23-vjeç dhe quhet Mike Gjeli. I riu ka prindërit shqiptar por është lindur dhe rritur në Itali.

Mike Gjeli është me nënshtetësi italiane, banues në Novi Ligure dhe sapo është emëruar kryetar i seksionit të emigracionit në strukturat partiake të Lëvizjes Lidhja e Veriut e ka një ëndërr për të ardhmen e tij; të jetë Ministër i Transportit në qeverinë italiane.

23 vjeçari shqiptar ka tërhequr vëmëndjen e mediave italiane për shkak se është shqiptari i parë që emërohet në një post të rëndëishëm të strukturave të Lidhjes së Veirut, të kësaj force politike të së djathtës italiane, e njohur për politikat anti emigracion e me një sens të fortë nacionalizmi.

Lideri i Lidhjes së Veriut , Matteo Salvini e ka emëruar në krye të politikës së integrimit në një moment kaq të vështirë që po kalon Italia ku çdo ditë në brigjet e saj zbarkojnë me qindra emigrantë klandestinë.

Mike Gjeli ka lindur në Itali, nga prindër shqiptarë që më vitin 1991 emigrojnë nga Shqipëria në Brindizi. E gjithë familja e tij ka zgjedhur të marrë vetëm nënshtetësinë italiane e jo të drejtën e mbajtjes së dy nënshtetësive, shqiptare e italiane siç kanë bërë e bëjnë mjaft shqiptarë emigrantë prej vitesh në Itali, shkruan Ora Neës.

Mike Gjeli rrëfen për gazetarët italianë se vetëm pak muaj më parë, në nëntor është bërë anëtarë i teseruar i Lidhjes së Veriut.

Në një post të publikuar nga Matteo Salvini mbi ligjin e të drejtës së nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve, ligj i miratuar në dhomën e deputetëve të parlamentit e i bllokuar në dhomën e senatit për shkak të votës kundër të Lidhjes së Veriut e Lëvizjes 5 Yje, shqiptari Mike Gjeli kishte komentuar “unë bir emigrantësh prita të mbush 18 vjeç për të qënë nënshtetas italian edhe pse kam lindur në Itali.

Nuk kam qënë as i diskriminuar e as i penalizuar kurrë. Ligji që është në fuqi është mjaft i mirë e detyron personat të integrohen. Ligji i ri shërben vetëm për të marrë vota.”

Ky koment i ka mjaftuar liderit të Lidhjes së Veirut Matteo Salvini për ta emëruar si përgjegjës i politikave të emigracionit të kësaj force politike.

Por Mike Gjeli përvec karrierës politike ka një tjetër ëndërr për të ardhmen e tij. I diplomuar në shkenca politike për momentin punon si shofer i një autobuzi turistik në një park ujor.

Ëndrra e tij është të bëhet Ministër i Transportit në një nga qeveritë e ardhshme italiane. “Qysh i vogël më pëlqente loja Lego e të ndërtoja trena. E gjëja e parë që dua të bëj si Ministër i Transportit është të përmirësoj linjat hekurudhore lidhëse e transportin mes Jugut e Veriut të Italisë.” /albeu.com/


Shtuar më 05/07/2017, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori