Ageler: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet t’u tregojnë politikanëve se dëshirojnë të integrohen në BE

Ambasadorja amerikane në Shkup Angela Ageler, ka komentuar procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Ageler theksoi se ajo nuk mund të flasë për këtë, por qytetarët duhet t’u bëjnë të ditur politikanëve se duan të jenë pjesë e BE-së.

“Vërtet mendoj se nuk më takon mua të flas se si po shkon procesi i ndryshimeve kushtetuese. Unë jam ambasadore e Shteteve të Bashkuara. Ne nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian, por kur shoh kufirin dhe numrin e madh të automjeteve që hyjnë e dalin, besoj se prosperiteti dhe siguria e këtij vendi qëndron në pranimin dhe integrimin e tij në Evropë dhe shpresoj shumë që politikanët nga të gjitha partitë politike në vend do të punojnë për realizimin e saj”, ka deklaruar Ageler. /SHENJA/