Rama nga samiti i “Ballkanit të Hapur”: Lavrovi i Rusisë është një peshkaqen!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, është një peshkaqen i diplomacisë botërore.

Rama u shpreh se nëse ai do e mbështeste nismën, do të ishte në Ohër gjatë ditës së sotme, ku mbahet edhe ky samit.

Shefi i qeverisë shqiptare ka falenderuar vendet pjesëmarrëse në këtë samit, duke u shprehur se ky organizëm do të rrisë nivelin e bashkëpunimit në rajon.

“Ministrin e jashtëm rus: Bëhet fjalë për një peshkaqen të nivelit shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore, i mirënjohur për sarkazmat e tij. Shumë peshq kanë rënë në rrjedhën e trukeve të tij. Nëse ai do të ishte mbështetës i Ballkanit të Hapur ai do të ishte këtu. Këtë lloj fabule, e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur, atyre s’kemi ç’tu bëjmë. Ballkani i Hapur është për njerëzit dhe kaq. Të peshkosh në këtë ujin e historisë së marrëdhënieve ballkanike, për të dëmtuar procese që janë në thyerje me të shkuarën dhe në ngjitje me të ardhmen. Është e kollajshme por s’ka për të funksionuar. E kemi ditur që Rusia ka një marrëdhënie të veçanti me Serbinë, as na ka penguar, as na pengon kjo histori. E duhet ta vazhdojmë këtë rrugë që të ndërtojmë një histori të re,” tha Rama.