Tjetër largim nga Chelsea, Kai Havertz firmos me Arsenalin

Kai Havertz është zyrtarisht futbollisti më i ri i Arsenalit. Pas Kantes, Kulibali, Kovaçi dhe Mendisë, gjermani bëhet lojtari më i fundit që largohet nga Chelsea

Edhe pse performancat e tij me “Blutë” e Londrës kanë qenë të dobëta, 24-vjeçari rrëmbeu zemrat e tifozëve pasi i dha Çelsit triumfin në Ligën e Kampionëve përpara dy vitesh kundër Mançester Sitit.

Ai i kushtoi Arsenalit plot 80 milionë euro, që do të shkojnë në arkat e rivalëve të qytetit.


Shtuar 28.06.2023 21:48