Njëri, futbollist i Besës! Dëshmia tronditëse nga përdhunimi i 13 vjeçares në Kavajë
Dëshmi të reja janë zbardhur nga ngjarja e rendë që ka ndodhur gjatë dy muajve të fundit në Kavajë, ndërsa shtatë të rinj janë lënë në burg nga Gjykata e Durrësit gjatë ditës së djeshme.

Sipas një dëshmie të publikuar nga JOQ, mësohet se djemtë e kanë kërcënuar vajzën me një video intime që ajo kishte me të dashurin, njërin prej të arrestuarëve.

DËSHMIA
"Kjo ka qenë e lidhur me njërin prej tyre që e ka pas ne klase… ai ka pas nje video të saj dhe ja dhënë dhe shokëve. Dhë të gjithë e kanë shantazhu në kembim të marredhenjes seksuale. Vajza nuk ka treguar tek prindërit sepse kishte frikë. Ata kanë parë gjendjen e rënduar psikologjike të saj dhe kanë kuptuar çfarë po ndodhte. Kanë denoncuar, por e kotë".

Ndërkohë, djemtë që janë përfshirë në këtë skandal janë nën moshën 16 vjeç të gjithë, ndërsa mësohet se njëri prej tyre luan me moshat e ekipit të Besës.

Incialet e adoleshënteve të përfshirë në këtë ngjarje të rendë

E.A; E.M; K.M; F.M; L.L; K.K; L.M.
Shtuar më 05/02/2019, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori