"Njerëzit nuk do t'i rikthehen normalitetit as për 6 muaj", zv. shefja e urgjencës flet për koronavirusin
Me shumë mundësi, njerëzit nuk do t'i kthehen jetës së tyre normale për 6 muajt në vazhdim, ose më shumë.

Këtë paralajmërim ka bërë zv.shefja i urgjencës mjekësore në Britani, Jenny Harries.

Ajo ka thënë se të paktën britanikët do ta kenë shumë të vështirë të dalin nga shtëpitë për 6 muaj pasi pritet që kulmi i viktimave të vijë pas Pashkëve.

Ndërkohë në Britani është infektuar edhe kryeministri Boris Johnson i cili vetëm pak kohë më parë deklaroi se koronavirusi s'ishte ndonjë gjë e madhe dhe se disa njerëz do të vdisnin. /albeu.com/

Shtuar më 29/03/2020, ora 18:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori