Meta shkon në zyrën e Berishës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në selinë blu ku pritet të takohet me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Takimi mes tyre vjen dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë dhe pas deklaratave të ish kreut të qeverisë për nisjen e protestave në vend.

Kujtojmë se pas ripërsëritjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë, Edion Memolla u rikonfirmua në krye të bashkisë duke marrë mbi 1700 vota më shumë se kandidati i “Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha.

Rama uroi Memollën, ndërsa Berisha u shpreh se Hoxhës iu rrëmbye fitorja.

Vijon…


Shtuar 25.07.2023 11:43