Njerëzit humbën punët dhe bizneset falimentuan, por këta 10 miliarderë panë "ditë të bardha" nga COVID-19
Pasi më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi COVID-19 pandemi, tregjet e bursës ranë në të gjithë botën dhe indeksi Doë Jones regjistroi valën më të keqe të shitjeve që prej 1987.

Ndërkohë që aktivitetet e shumë kompanive ndalën, të tjera nuk kanë pasur kurrë probleme, përkundrazi, janë rritur në mënyrë konstante.

Aksionet e këtyre shoqërive, që po bëjnë një punë të nevojshme për të mposhtur virusin, janë rritur në mënyrë të ndjeshme në javët e fundit, duke krijuar një miliarder të ri dhe duke rritur pasurinë e të paktën nëntë të rejave.

Fituesi absolut është miliarderi i ri, Stéphane Bancel, CEO i Moderna, me seli në Cambridge, Massachusetts, kompania e parë që nisi testet te njerëzit për një vaksinë ndaj COVID-19, më 16 mars në Seattle. Kur OBSH e shpalli koronavirusin pandemi, pasuria neto e Bancel ishte rreth $ 720 milionë.

Që prej atëherë, aksionet e Moderna janë rritur më shumë se 103% duke e çuar pasurinë e Bancel në 1,5 miliardë dollarë. Bancel iu bashkua për herë të parë rangjeve të miliarderëve më 2 prill, kur aksionet e Moderna u rritën në linjë me lajmin kur kompania po planifikonte të niste testin për fazën e dytë të vaksinës së saj.

Këta dhjetë miliarderë në sektorin e shëndetësisë kanë fituar në total më shumë se 7 miliardë dollarë që kur OBSH e deklaroi COVID-19 pandemi globale më 11 mars.

Bancel është ai i cili ka pasur fitimet më të mëdha në termat e përqindjes, me një pasuri neto në rritje me 109% në javët e fundit. Në vend të dytë, sipërmarrësi Gustavo Denegri, pasuria neto e të cilit është rritur me 32%, ose 1,1 miliardë $, falë 45% të aksioneve të saj në kompaninë bioteknologjike italiane DiaSorin.

Fitimet më të mëdha në dollarë kanë qenë ato të miliarderit francez Alain Mérieux, themelues i kompanisë prodhuese të testeve diagnostikuese BioMérieux (deri më 2011 ka qenë CEO i Bancel), dhe të Seo Jung-Jin, CEO i shoqërisë biofarmaceutike koreanojugore Celltrion, që së bashku janë dy më të pasurit, me 1,5 miliardë dollarë krahasuar me 11 marsin.

BioMérieux dhe DiaSorin janë protagonistë në garën për realizimin e testeve diagnostikuese për COVID-19.
Dhjetë miliarderët janë nga shtatë vende të ndryshme – veç dy janë amerikanë Leonard Schleifer e George Yancopoulos, nga shoqëria e farmaceutikës Neë York Regeneron. /Monitor/

Shtuar më 24/05/2020, ora 23:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori