Një vit pas lajmeve të bujshme për divorcin, Inva Mula shfaqet në publik me të shoqin (FOTO LAJM)

Në verë të vitit që lamë pas, çifti i njohur i shoëbizit, Inva Mula dhe Ethem Ramadani u përfolën për divorc.

Mirëpo sopranoja i mohoi fjalët dhe lajmet që qarkullonin lart e poshtë, duke konfirmuar se martesa e tyre disavjeçare vazhdon.

Pothuajse një vit pas ngjarjes në fjalë, Inva është shfaqur sërish në publik me bashkëshortin.

Ajo dhe Ethemi ishin në ceremoninë e përurimit të sallës së koncerteve "Avni Mula", që mban emrin e babait të saj.

Kjo sallë koncertesh është ndërtuar në shkollën "Servete Maçi", dhe mban emrin e këngëtarit dhe kompozitorit, Avni Mula në shenjë nderi dhe respekti.


Shtuar më 30/05/2020, ora 08:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori