Një "unazë zjarri", çfarë do të ndodhë sonte në qiell?
qiell mbrëmjen e sotme do të shihni një gjë ndryshe nga e zakonshmja.

Eklipsi i fundit diellor i dekadës, i cilësuar edhe si eklipsi diellor unazor, që krijon një “unazë zjarri” rreth saj do të mahnisë qytetarët nëpër botë.

Më 26 dhjetor, njerëzit që jetojnë në pjesë të Evropës, Azisë, Australisë dhe Afrikës do të kenë mundësi të shohin eklipsin. Ndërsa njerëzit në pjesë të tjera të botës mund ta shikojnë tërë ngjarjen në internet.

Një eklips total diellor ndodh kur Hëna kalon drejtpërdrejt midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar plotësisht dritën e diellit.

Gjatë një eklips diellor unazor si ky, Hëna nuk e mbulon plotësisht diellin ndërsa kalon, duke lënë një unazë të ndritshme të dritës së diellit rreth saj.

Sipas NASA-s, një eklips unazor mund të ndodhë vetëm në kushte specifike. Hëna duhet të jetë e re, që do të thotë se është në fazën e parë hënore.

Ose është larg nga Toka në orbitën e saj eliptike, duke u shfaqur më e vogël në qiell sesa zakonisht.
Shtuar më 26/12/2019, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori