Aksident në Pogradec, makina del nga rruga dhe përplaset me trafikndarësen

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në në aksin Pogradec-Udënisht pranë zonës së njohur si Guri i Kuq në Pogradec.

Mësohet se një makinë tip “Peugeot” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e aksidentin mjeti  ka pësuar dëmtime të shumta, ndërsa fatmirëssiht nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 6.08.2023 20:12