Një tjetër virus i rrezikshëm "shpërthen" në Kinë
Shkencëtarët në Kinë kanë identifikuar një lloj të ri gripi që ka potencialin për t’u bërë një pandemi dhe pse bota ende po përpiqet të mbajë nën kontroll pandeminë aktuale të koronavirusit, shkruan BBC.

Ai u shfaq tek derrat, por mund të infektojë edhe njerëzit.

Studiuesit janë të shqetësuar se mund të ndryshojë më tej dhe mund të përhapet lehtësisht nga një person në tjetrin.

Edhe pse ende nuk është një problem, ky “grip i ri” ka të gjitha shenjat e të qenit shumë i përshtatshëm për të infektuar njerëzit dhe ka nevojë të shqyrtohet më tepër nga studiuesit.

Si diçka e re e pazbuluar më parë, njerëzit mund të kenë pak ose aspak imunitet ndaj virusit.
Shtuar më 30/06/2020, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori