Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë
Turqia është tronditur sërish nga një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit të Malatyas dhe një thellësi rreth 5 kilometra duke u ndjerë i fortë në sipërfaqe.

Tërmeti u shoqërua me disa lëkundje të tjera të lehta, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Kujtojmë se nga tërmeti i 30 tetor u shembën disa ndërtesa duke lënë në rrënoja një numër të madh njerëzish. Fatkeqësisht nga shembjet kanë humbur jetën 114 persona, ndërsa 1035 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shtuar më 27/11/2020, ora 12:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori