Një tjetër shqiptar i vrarë në Holandë, lidhja me Festim Laton
Ditën e djeshme u raportua në media, se i vetëshpalluri President i Çamërisë Festim Lato, është vrarë në Holandë. Mëngjesin e sotëm, është gjetur trupi i pajetë i një shqiptari 43 vjeçar në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit.

Sipas mediave holandeze, shqiptari ishte i humbur prej disa kohësh. Është e paqartë sesi trupi i pajetë i shqiptarit ka përfunduar në këtë kanal në Holandën Veriore.

Një kalimtar ka parë trupin në ujë pasdite dhe ka thirrur menjëherë policinë. Policia nisi një hetim dhe zbuloi se trupi është i një shtetasi të Shqipërisë.

Ndërkohë, sipas mediave holandeze thuhet se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Festim Latos, i vetëshpallur president i Çamërisë.

Festim Lato, president i vetëshpallur i Çamërisë u gjet dje i vdekur në Holandë, vend ku jetonte prej disa vitesh.

Shumë shqiptarë thonë se vrasja e tij mund të jetë bërë për arsye politike. Por, tjetër version mbetet ai se Lato është marrë me biznes në shtetin holandez dhe është zhytur në borxhe në shuma marramendëse.

Shtuar më 22/07/2019, ora 08:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori