Një Tiranë ndryshe, çfarë ndodh çdo ditë në kryeqytetin që gëlonte zhurma (FOTO LAJM)

Pandemia zbehu edhe jetën në kryeqytet. Aty ku çdo ditë shihje rrugë, dyqane, kafene e lokale plot sot mbizotëron heshtja.

Në fotot e shkrepura nga LSA, bie në sy një djalë i ri i cili qëndron në çadër për të marrë me gjasa përgjigjen e testit të COVID-19, ndërkohë që e presin dhe persona të tjerë jashtë.

Të tjerë, vazhdojnë të paraqiten për të marrë ndihmë mjekësore pasi shfaqin simptoma të koronavirusit.

Të shumë janë edhe ata që qëndrojnë të vetëizoluar dhe daljen e vetme e kanë në dritare, ballkone apo veranda.

Ndërsa të tjerë, nxitojnë të shfrytëzojnë një orë ''lirie'' për të bërë blerjet e nevojshme apo për tiu drejtuar farmacive.

Shpesh dëgjonim se Tirana ka zhurmë dhe trafiku na prishte ditën, por ashtu i paska hije Tiranës./albeu.com/
Shtuar më 30/03/2020, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori