Një specie e rrallë është kapur nga peshkatarët në Vlorë
Në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës ditën e sotme ka rënë një specie e rrallë.

Peshkatarët thonë se njihet si peshkaqen fokë, ndërsa është i gjatë 1.2 metra dhe peshkon afro 15 kg. Report Tv sjell pamjet.

Ai është kapur në veri të Sazanit në një distancë rreth 300 metra nga bregu i detit.

Një peshkaqen i tillë rritet në ujëra të thellë dhe sipas peshkatarëve është peshkaqen oqeani.

E veçanta e tij është se vezët i mban në bark deri në lindje.
Shtuar më 22/07/2019, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori