Një shqiponjë në mes të Rusisë, Era Istrefi bën edhe njëherë krenarë shqiptarët

Pëlqej
Edhe pse flamuri kosovar ishte i ndaluar në Rudi, Era ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për ta sjellë në Botëror.

Era Istrefi është përkujdesur që ngjyrat e tij t’i paraqesë me krenari në finalen e turneut.

Këngëtarja kosovare është shfaqur në tribunën e stadiumit Luzhniki, në kryeqytetin rus, e veshur verdhë e blu dhe duke bërë shqiponjën dykrenare me duar, një gjest që u kushtoi me gjobe dy futbollistëve kosovarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pasi e bënë atë kur shënuan nga një gol ndaj Serbisë.

“Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj zyrtar, në Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2018, ora 20:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori