Një serb dhe dy shtetas kosovarë kapen me drogë në Durrës
Policia Kufitare mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka njoftuar se ka vënë në pranga tre persona të cilët kanë tentuar të trafikonin një sasi të kosniderueshme drogë nga porti i Durrësit.

pranga mësohet se kanë rënë dy shtetas kosovarë si dhe serb, ku në makinën që ata udhëtonin janë gjetur 15kg Marjuanë.

Njoftimi:

Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë duke përdorur qenin antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, në një mjet i cili ishte i ngarkuar në një karotrec që drejtohej nga shtetasi B. S., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 15 kilogramë lëndë narkotike e llojit Marjuanë.

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasëve B.S, si dhe të dy pasagjerëve D.A e D.S, banues në Kosovë, Serbi, Kosovë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Kosovare për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Shtuar më 14/02/2019, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori