Një person gjendet i vdekur me plagë në kokë në Tiranë
Pëlqej
Një person në Tiranë është gjetur i vdekur pranë shkallës së pallatit ku banonte me një plagë në kokë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi Th. Gj i moshës 70 vjeç është gjetur me plagë në kokë pranë shkallës së një pallati në rrugën “Shefqet Kulla”.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 70 vjeçari të jetë rrëzuar nga shkalla e pallatit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale, shtuan të njëjtat burime. /albeu.com/

Shtuar më 13/02/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori