Një nga komandantët e Gardës Revolucionare humb jetën nga COVID-19 ne Iran
Brigadier Gjeneral Naser Shabani, një nga komandantët e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, ka humbur jetën si rezultat i infektimit nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Lajmi për vdekjen e Shabanit, ish-komandant në Selinë Sarallah në Teheran, u bë i ditur nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars.

Ai ka nisur karrierën ushtarake në vitin 1982 gjatë luftës midis Iranit dhe Irakut dhe ka kryer detyra të ndryshme.

Kujtojmë se në Iran deri më tani 514 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa numri i të prekurve ka kaluar në mbi 11 mijë. Ndërkaq, 3.529 persona janë shëruar.

Virusi tashmë ka rezultuar fatal për disa zyrtarë të Iranit, përfshirë klerikun Hadi Husrevshahi, politikanin Mohammad Mirmohammadi, ish-ambasadorin në Damask Hossein Sheikholeslam dhe deputeten Fatima Rahbar.//AA

Shtuar më 14/03/2020, ora 08:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori