E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
“Një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës”...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend ka përkujtuar edhe masakrën e Srebrenicës.

Pasi ka kujtuar këtë masakër, një nga më të rëndat që pas Luftës së Dytë Botërore, Berisha iu bëri thirrje deputetëve që të mbajnë një minutë heshtje.

Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës janë ngritur në këmbë për të nderuar viktimat e masakrës së rëndë në Bosnje.

Deputeti i PD-së, Berisha ka hedhur edhe një foto në Facebook, teksa shihet që ai dhe deputetët mbajnë një minutë heshtje.

Ai ka shkruar edhe një status rreth 20-vjetorit të përkujtimit të masakrës së Srebrenicës.

Statusi i Sali Berishës

Nje minute heshtje ne Parlament per 8 mije viktimat e Srebenices ne 20 vjetorin e genocidit serb!

Te dashur miq, sot ne 20 vjetorin e genocidit serb ne Srebenice, masakra me e madhe ne Europe pas Luftes se Dyte Boterore, ftova deputet te nderojme me nje minute heshtje, 8 mije viktimat e pafajshme, femije, te rinj, te moshuar, burra e gra musliman qe u ekzekutuan, u shfarrosen nga hordhite barbare serbe, ndonese ishin nen mbrojtjen e OKB dhe ne kampet e saj.

Me kete rast theksova se per ne shqipateret shekulli qe kaloi mund te konsiderohet shekulli i genocideve.

Ne perjetuam ne trojet tona ne Maqedoni dhe verilindje te Shqiperise dhe Kosove, genocidin me te eger te kohes nga hordhite barbare serbe dhe ushtrive te tjera te lidhjes ballkanike qe kishte qellim madhor shfarrosjen e shqiptarve.

Ne vitin 1945 shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise perjetuan genocidin komunist serb te organizuar nga qeveria e Federates Jugosllave dhe qeveria e Enver Hoxhes, ne te cilin ne moton "ti paksojme shqiptaret", u mblodhen forcerisht mijra e mijra te rinj nga Kosova dhe Maqedonia. Mijera prej tyre u ekzekutauan gjate marshimit te vdekjes nga Kukesi ne Tivar, qytet ne te cilin mbi 4 mije prej tyre u ekzekutuan ne nje nate ne barbarine qe njihet si Masakra e Tivarit.

Nga vitet 1944-1990 shqiptaret ne Shqiperi perjetuan genocidin e rregjimit komunist te Enver Hoxhes, ne te cilin u ekkzekutuan pa gjyqe apo me farsa gjyqesore, u eleminuan me tortura dhe uri e semundje, dhjetera mijera te rinj e te reja, femije, te moshuar, burra dhe gra, per bindjet e tyre politike.

Shqiptaret ne Kosove ne fund te viteve 90 perjetuan masakrat dhe genocidin serb, ne te cilin u vrane nga fallangat e Millosheviçit mbi 10 mije civil te pafajshem, qytetare te te gjitha moshave.

Duke nderuar sot viktimat e genocidit serb ne Srebenice ne nderojme te gjitha viktimat e genocideve dhe barbarive ndaj shqiptareve! Sb. /Albeu.com/


Shtuar më 09/07/2015, ora 22:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori