Një lajm i mirë për shqiptarët ilegalë në Angli, Johnson premton amnisti për qindra emigrantë
Një
lajm i mirë për të gjithë emigrantët ilegalë në Britaninë e Madhe. Më tepër se vendasit, të
cilët duken të pakënaqur me zgjedhjen e Boris
Johnson në krye të qeverisë
britanike, do të gëzohen emigrantët të
cilët jetojnë e punojnë në Britani ilegalisht.
Në fjalimin e tij të parë në Parlament pas zgjedhjes në detyrë, kryeministri
Johnson ka folur për një amnisti të re për afro 500 mijë emigrantë që jetojnë ilegalisht në Britani të Madhe.
Që prej kohës kur ishte në krye të bashkisë së Londrës,
Johnson ka përkrahur gjithnjë idenë e amnistisë së emigrantëve. I gjendur përballë mungesës së vullnetit për ta mbështetur,
Johnson e pati të pamundur të realizonte planin e tij.
Sapo mori detyrën e re,
Johnson nuk ka humbur kohë. Nga parlamenti britanik, teksa fliste përpara deputetëve, kryeministri
Johnson grisi planin e emigracionit të paraardhëses së tij Theresa May për emigracionin, duke theksuar vështirësitë e dëbimit masiv të emigrantëve, të
cilët ”jetojnë dhe punojnë prej vitesh pa qenë të përfshirë në aktivitete kriminale”.
Sipas tij, kushdo që ka jetuar në kryeqytet për më shumë se pesë vjet dhe që dëshmon “angazhimin e tij ndaj shoqërisë
britanike”, i duhet dhënë e drejta e qëndrimit, me qëllim që të paguajnë taksat.
Shtuar më 26/07/2019,
ora 14:35