Një jetë duke kërcyer, valltarët e shquar shpallen "Nderi i Kombit"
Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoron Rexhep Çelikun dhe Liljana Cingun me dekoraten e lartë Nderi I Kombit.

Në një ceremoni në presdiencë kreu i shtetit vlerësoi artistët e shquar të valles dhe kulturës shqiptare.

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën "Nderi i Kombit" dy valltarët e Ansamblit Kombëtar të Valleve, Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu për kontributin ndër vite.

Valltarët Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu kanë falënderuar Metën për dekoratën, ndërsa e kanë cilësuar si një vlerësim për të gjithë trupën.

"Falenderoj Presidentin për dekoratën. Është një gjë shumë e vlefshme, jo vetëm për mua, por për të gjithë kolektivin që kemi punuar",u shpreh Çeliku.

Meta i cilësoi si dy artistë të jashtëzakonshëm. "Dua të falënderoj dy artistët tanë të jashtëzakonshëm, e lartësojnë këtë dekoratë. Dua t’i kujtoj ansamblit që ka mjaft punë këtë vit të ‘Skënderbeut’ si brenda dhe jashtë vendit” përfundoi kreu i shtetit. Rexhep Çeliku Liljana Cingu janë dy valltarë të njohur të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. /albeu.com/





Shtuar më 08/01/2018, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori