"Një i marrë", Kryemadhi i përmend Ramës prindërit para protestës
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ditën e sotme ka folur nga Kamza edhe njëherë për protestën e nesërme,

Kryemadhi theksoi se se vendi ka në krye një qeveri të lidhur me grupe kriminale e cila nesër duhet larguar..

“Rilindja ka dështuar. Në krye të vendit është një qeveri e lidhur me grupe kriminale. Situata në vend është tepër e rëndë. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Shohim sesi rinia ikën dhe vërejmë papunësinë që shtohet përditë e më shumë. Shikoni sesi nuk paguhen dot faturat e dritave dhe ujit. Shohim sesi në spitale, mjekët ndihen të poshtëruar nga mungesa e ilaçeve."

Kryemadhi i ka përmendur edhe prindërit Ramës.

“Më thonë që Rama e ka problem të madh pse unë besoj në Zot. Unë besoj shumë më shumë se ç’duhet të besoj një besimtar. Do besoj 2-fish e 3-fish më shumë seç beson një besimtarë sepse, dua që me lutjet e mia në Zot dhe me besimin tim të shpaguaj të gjithë atë mëkat që bënë prindërit e Ramës duke shkatërruar kisha dhe xhami, në vitet e komunizmit. I bëj thirrje Ramës që me besimin tim, t’i shpëtoj shpirti atij dhe veglave të tij që grabisin pronat e kishave dhe xhamive."

“Mirëpo, ne nuk do ta lejojmë këtë të keqe që të kaplojë Shqipërinë. Ne do ta largojmë Edi Ramën, pasi ai është një i marrë që po e shkatërron vendin. Nesër është dita vendimtare për të treguar se ne jemi shumë”, u shpreh Kryemadhi. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2019, ora 23:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori